Çiftin e ndalojnë në rrugë sepse janë shumë të bukur

Njihuni me Mel Tansley, 21 vjeç, dhe James Ferguson, 29 vjeç, çiftin e modelëve që i ndalojnë në rrugë sepse janë shumë të bukur.

Dyshja nga Colchester, Essex (Britani e Madhe) u njohën 18 muaj më parë gjatë një seti fotografik, e që atëherë janë bërë të pandashëm.

Mel dhe James, tanimë të fejuar, stërviten shtatë ditë në javë, nxihen artificialisht, bëjnë zbardhim dhembësh e rregullojnë vetullat sëbashku në mënyrë që të jeni gjithnjë gati për në pasarelë.

Pasi konkurruan të dy në eventin e tyre të parë “Mr and Mrs” në 19 Nëntor, ata mezi presin të marrin pjesë në kompeticione të tjera bukurie.

“Megjithëse na komplimentojnë gjithmonë për pamjen tonë, ne gjithmonë synojmë të përmirësohemi. Jemi thjesht një çift normal që na pëlqen modelingu,” u shpreh Mel për Daily Mail.

3ad1b8bc00000578-3977928-image-a-49_1480327554542