Çikago, avioni përfshihet nga flakët, plagosen lehtë 20 udhëtarë

Rreth 20 udhëtarë plagosur lehtë gjatë evakuimit të një avioni të kompanisë, American Airlines, që u përfshi nga  zjarri, mbrëmë në pistën e aeroportit ndërkombëtar, O’Hare në Çikago.

“Avioni që duhej të fluturonte për në Majami, kishte problem me një gomë dhe e anuloi ngritjen”, ka njoftuar Administrata Federale e Aviacionit.

Të 161 udhëtarët dhe 9 anëtarët e ekuipazhit në aeroplan u evakuuan nga aeroplani.

Në videot që janë transmetuar në rrjetet sociale shihet tym i zi mbi aeroplan.

Kompania American Airlines tha se fluturimi “është anuluar për shkak të një çështjeje të lidhur me motorin”.

Ndërkohë po zhvillohen hetime lidhur me këtë incident.