Cikël i tretë i panaireve për punësim në Maqedoni

 

Cikli i tretë i panaireve për punësim që e organizon Agjencia për Punësim në Maqedoni, fillon sot dhe do të zgjasë deri më datën 15 të muajit të ardhshëm.

Me karavanin e panairit janë përfshirë gjashtë qytete, të cilët fillojnë dhe përfundojnë në Shkup, vijon Shtipi 26 maj, Kavadar 30 maj, Manastir 6 qershor, Tetovë 8 qershor dhe Strumicë 13 qershor.

Në hapjen e panairit është paralajmëruar fjalim i ministrit të Punës dhe Politikës Sociale Ibrahim Ibrahimi dhe drejtorit të Agjencisë për Punësim Vllatko Popovski.

Sipas Popovskit përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me punëdhënësin personi i cili kërkon punësim të shohë çfarë kërkohet, sa kërkohet, sa paguhet ajo, gjegjësisht çfarë ofrojnë punëdhënësit dhe si janë vendet e punës.

Ai u bëri thirrje të rinjve të vijnë në panairet dhe të shohin se çfarë kërkohet që kur të regjistrohen në shkollë të mesme apo në fakultet të zgjedhin arsim me të cilin në të ardhmen do të kenë mundësi për punësim te ndonjëra nga kompanitë.

Në dy ciklet paraprake me nga tetë panaire për punësim mbi 79.000 vizitorë kanë lënë 21.190 biografi para 734 punëdhënësve. Ato kontakte kanë rezultuar me të paktën 2.500 punësime, cili numër sipas Poposkit është shumë i madh duke marrë parasysh biografitë e dorëzuara.

Papunësimi i të rinjve, sipas Poposkit, po zvogëlohet, por ende është i madh. Para katër viteve ka qenë 50 për qind, ndërsa tani është 46 deri 47 për qind.