Çiklisti ofendon shoferen ajo e përplas me makinë

Një shofere femër u kap nga kamerat e sigurisë duke përplasur dy persona me biçikletë me qëllim pasi njëri prej tyre i drejtoi gishtin e mesit.

Kamerat në qytetin Irkustk në Rusi tregojnë shoferen e një mjeti tip Hundai që vjen furishëm drejt dy çiklistëve.

Çiklisti i parë, me një kapele të verdhë, i kthehet shoferes, që sipas medias lokale quhet Olga Khatoruik.

Por ajo del nga makina bashkë me të dashurin e saj, i cili e godet me grush dhe me shkelm çiklistin.