CILA NGA SHOQET E TUA BËN SEKS? JA ÇFARË EDUKATE OFRON GJUHA SHQIPE E KLASËS SË 10 (FOTO)

Nuk është hera e parë që tekstet shkollore në Shqipëri kanë terma apo përmbajtje aspak etike. Ajo çfarë lexon në librin e Gjuhës Shqipe të klasës së 10 ka habitur jo pak prindërit e nxënësve. “Cila nga shoqet e tua bën seks”? Kjo është një ndër pyetjet aspak etike në librin e gjuhës, kur të paktën duhej të përdorej termi marrëdhënie seksuale. Pyetja tjetër skandaloze është “Sa larg ke shkuar ti me të dashurën tënde?”. Sërish lind natyrshëm pyetja: A kontrollohen librat që përdoren në shkollat shqiptare?