Cilat janë këngëtaret tona që nuk ua deshi me shkollën?

Skena muzikore kosovare njeh pak këngëtare intelektuale. Ndër to është vetëm Eliza Hoxha e Adelina Emini, të cilat kanë arritur nivel akademik, ndërkohë që shumë nga të njohurat e tjera mezi e kanë kryer shkollën, shkruan “Kosovarja”.
Thuhet se motrave Istrefi, Norës dhe Erës, nuk u ka shkuar edhe mësimi. Nora më shumë interesohej për muzikë sesa për mësim e nota. Era, mësohet se nuk ka qenë nxënëse e mirë dhe ka munguar mjaft në mësim, andaj edhe nuk e ka vijuar fakultetin.

E mirë në mësime duket të mos ketë qenë as Dafina Zeqiri, që e ka vetëm shkollën e mesme. Ndërkaq, Genta Ismajli nuk dihet nëse e ka përfunduar atë.