Cilat janë vendbanimet shqiptare ku ka marrë vota LSDM-ja?

LSDM ka arritur të sigurojë vota të shumta në vendbanimet të banuara krysisht nga shqiptarët.

Në Studeniçan, LSDM ka marrë 2515 vota dhe ka dalë partia e parë me vota të fituara në këtë vendbanim.

Në Saraj, partia e Zaevit ka fituar 2951, ose partia e tretë pas BDI-së me 6602 dhe BESA me 3327 vota.

Në Haraçinë, LSDM ka dalë partia me më shumë vota – 2052, ndërsa në Likovë 768 vota.

Në Çair (edhe në pjesën e Njësisë 1 dhe në 2), LSDM ka arritur të marrë 6641 vota shqiptare.

Edhe në Çuçer Sandevë, ku bënë pjesa Tanusha, Bllaca, Breza, LSDM ka dalë partia e parë me 2.108 vota.

Vota shqiptare LSDM ka marrë edhe në Kumanovë, gjegjësisht në këtë qytet ka dalë partia e parë me 22.138 vota e pasuar nga VMRO me 22.652 dhe BESA me 4437.

Në Bogovinë të Tetovës, LSDM ka marrë 1044 vota, ndërsa në Zhelinë 387 vota.

Në Vrapçishtë të Gostivarit, LSDM ka marrë 1345 vota, ndërsa në qytetin e Gostivarit ka dalë e dyta me 8288 vota, menjëherë pas BDI-së e cila fitoi 8444 vota.

LSDM kryeson edhe në qytetin e Strugës me 8244 vota, e pasuar nga VMRO me 6832 dhe “Aleanca për shqiptarët” me 5500 vota