Cilësia e ajrit në Prishtinë të enjten dhe sot jashtë vlerave kufitare (Foto)

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se Prishtina vazhdon të ketë  cilësi të  dobët  të ajrit.

Sipas njoftimit të IHMK-së bazuar në matjet e realizuara dhe nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit nga stacionet matëse në Prishtinë,  edhe gjatë dy ditëve të fundit, janë regjistruar tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10.

Vlera ditore maksimale e regjistruar për datën 08.12.2016, është  46.8µg/m3

1

 

“Përqendrime të larta janë regjistruar edhe me ndotësin PM 2.5, për të cilin në stacionet e Prishtinës po të njëjtën ditë dhe në të njëjtën kohë, është regjistruar vlera maksimale prej 41.4 µg/m3, që korrespondon me vlerën 116 të Indeksit të Cilësisë së Ajrit (AQI), ose me zonën e portokalltë, që është e ndjeshme për personat me ndjeshmëri të lartë ndaj kësaj ndotje”, thuhet në njoftim.

2

Sipas të dhënave në kohë reale të cilësisë së ajrit në qendra të ndryshme të rajonit, tejkalime të Indeksit të Cilësisë së Ajrit (AQI) për parametrin PM 2.5, për këtë periudhë kohore janë regjistruar pothuajse në të gjitha qendrat e regjionit të Ballkanit si në Shkup me 162, Nish me 174, Beograd me 180 dhe Sarajevë me 136.