Cilët janë pasojat e Brexit pêr industrinë e modës

Londra përfundoi me sukses javën sezonale të modës ditën e martë, pas 5 ditësh prezantime në pasarela të markave më luksoze të vendit. Kjo është java e parë e modës që kur Britania shokoi botën duke votuar pro-largimit nga Bashkimi Europian. Ashtu si trendet në pasarela, edhe paqartësia se si Brexit do të ndikojë mbi Britaninë, ka qenë një temë e nxehtë në botën e modës.

Christopher Bailey:”Mendoj se ka shumë pyetje, nuk ishte zgjidhja ime, unë do të kisha vendosur ndryshme por tashmë ne duhet të bëjmë më të mirën me atë çfarë kemi. Jam pozitiv. Kemi një biznes tepër global. Jemi të vendosur në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka shumë pyetje, por jam entuziast se do të zgjidhim çdo gjë dhe do të sigurohemi se jemi ekonomia më e fortë në Europë, kështu që do të vazhdojmë të luajmë një rol të rëndësishëm global.”

Tim Blanks: “Mendoj se nuk e kemi ndjerë ende impaktin. Donatella Versace mori shumë studentë nga Cenrtal St. Martins për të punuar për koleksionin Versus. Ju vetëm pyesni nëse Brexit do të ndodhë, dhe mendoj se ka një ‘nëse’ tepër të madhe, nëse kjo do të ndryshojë diçka apo jo.”