Cili është dallimi në mes të rastit të Kosovës dhe Katalonisë?

Florian Biber, një ekspert i Ballkanit në Universitetin e Gracit të Austrisë ka krahasur referendumin e ndaluar për pavarësinë e Katalonisë dhe disa raste të Ballkanit.Ai ka specifikuar se Spanja nuk është Jugosllavi, as Katalonia, Slloveni apo Kroaci, por siç tha ai “as Istria, Vojvodina ose Republika Srpska nuk janë Kataloni”.Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, Biber thekson se arsyet, dinamikat dhe proceset politike që çojnë në krijimin e një lëvizjeje të pavarësisë janë specifike, por sipas tij sukseset i atribuohen grupeve të pavarësisë, ndërkaq humbjet shteteve, transmeton Klan Kosova.Sipas tij, i vetmi ndryshim kyç ndërmjet rastit të Kosovës dhe Katalonisë është dhuna.Ai ka theksuar mes tjerash se pavarësisht nga një reagim i ashpër i policisë të dielën, lëvizja për pavarësinë e Katalonisë nuk mund të krahasohet me atë të Kosovës pasi nuk mund të thuhet se bëhet fjalë për një histori të represionit ashtu siç ka qenë në Kosovë,