Cili eshte shteti me numer me te madh te bar-kafe ne Bote

Sipas të dhënave të përpunuara nga Monitor, shteti i vetëm në botë që na e kalon është Spanja, i cili renditet si vendi me numrin më të lartë të bar-kafeve në botë, në raport me popullsinë. Në Spanjë ka 270 mijë bar-kafe për 46 milionë banorë, apo 587 bar-kafe për 100 mijë banorë, shumë më i lartë se vendet e tjera, që në pjesën më të madhe kanë më pak se 200 bar-kafe për 100 mijë banorë, sipas statistikave globale. Dy produktet klasike të Spanjës, shkruan El Mundo, që luajnë rolin kryesor janë: birra dhe kafeja dhe duket se kjo nuk do të ndryshojë për një farë kohe. http://www.onthepulse.es/life-in-spain/spain-has-more-bars-inhabitant-any-other-country-160628.

Spanjës i afrohet vetëm Shqipëria, me 473 bar-kafe dhe dhe Qipro. Kjo e fundit dikur mbante rekord, por për shkak të krizës së viteve të fundit, shumë bare janë mbyllur. Në Qipro, numri i bar kafeve ka rënë vitet e fundit nga 7,500 në pak mbi 5,600, sipas një raporti për mikpritjen në Europë nga HOTREC. Me një popullsi prej 1.19 milionë banorë, Qipro ka 470 bare për 100 mijë banorë, një shifër e përafërt me Shqipërinë.