Cili ishte aktori shqiptar qe ka luajtur ne film me kengetaren Lepa Brena

Enver Petrovci lindi më 28 shkurt 1954Prishtinë. Është një aktor dhe regjisor shqiptar.Në fillim studoi në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë në degën e aktrimit, më pastaj mbaroi studimet Universitare për aktor edhe në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin e Beogradit. Ka arritur karrierë shumë të sukseshme në teatër,sidomos në atë “Atelieja 212” dhe me rolet e luajtuara aty u bë i njohur nëpër mbarë ish Jugosllavinë duke u vlerësuar një nga aktorët me të famshëm të asaj kohe. Pas mbarimit të luftës e vazhdoi me sukses karrierën artistike në Prishtinë e në qendra të tjera shqiptare.

Interpretimet e tij në film ishin gjithashtu shumë të mirëpritura duke arritur famë shumë të madhe në kinematografinë ish jugosllave, kosovare dhe ndërkombëtare.

Është një ndër themeluesit e degës së Artit Dramatik dhe Akademisë së Arteve në Univerisitetin e Prishtinës në vitin 1989, ai kthehet nga Beogradi për të ligjëruar lëndën e aktrimit në këtë Universitet dhe formon kuadro të reja të aktorëve në Kosovë.Enver Petrovci gjithashtu ka luajtur ne film me kengetaren e njohur nga Ish Jugosllavia Lepa Brena./antpress