Çitaku step ish-krahun e djathtë të Millosheviqit, Daçiqin, në OKB

20161116222833244646Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, që e përfaqëson Kosovën në Seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për raportin tremujor të Kosovës.

Këtu është fjalimi, jo i plotë, i Çitakut, ku ironizon me Daçiqin, që akuzon kosovarët për kriminelë, flet për Trepçën, krimet serbe dhe shumë të tjera:

Ne kosovarët jemi dëshmi se kur ka solidaritet, kurajë dhe vullnet, vdekja mund vdekjen. Kemi përpara ende pamjen kur jemi kthyer pas luftës në shtëpitë tona dhe gjithçka ka qenë e shkatërruar.

Na bënë të ndihemi të parehatshëm që të vijmë çdo tre muaj këtu, teksa bota ka shumë çështje të rëndësishme. Është 2016 dhe jo 1999, Kosova nuk është duke u administruar nga UN,është e lirë, e pavarur, sovrane dhe e njohur nga pjesa dërrmuese e shteteve.

Ora historike nuk mund të kthehet mbrapa, por ne vijmë sërish çdo tre muaj që të dëgjoj nga kolegët e mi nga Serbia, nga një univers paralel, ku Kosova nuk ekziston, ku shqiptarët e Kosovës paskan kryer spastrim etnik, në kohën kur Millosheviqi ka bërë krime, ku UÇK-ja ka qenë terroriste dhe Kosova ka shkelur ligje ndërkombëtare, kur Serbia e mbronte. E në realitet Kosova është e lirë dhe e pavarur, këtë fakt nuk mundet ta ndryshojë askush.

Ajo çka ka ndodhur në Kosovë është se popullata e terrorizuar e ka fituar lirinë dhe pavarësinë.

Ne kemi kontribuar që të hetohen, krimet e supozuara të kosovarëve, kurse ju nuk keni bërë asgjë.

20 mijë gra janë dhunuar në Kosovë, e numri i akuzuarve është zero. 1262 fëmijë janë vrarë brutalisht, numri i të akuzuarve e dënuarve është zero. Mijëra e të pagjetur dhe ka gjurmë të qarta të përgjegjësisë së zinxhirit të komandës usharake, Qeveria e Serbisë i fsheh dhe ndërton objekte mbi varreza masive, e përsëri të dënuarit janë zero. Nuk mund të ketë pajtim pa llogaridhënie.

Dy shtetas kosovarë janë arrestuar në Serbi, njëri nga ta komandat i Policisë së Kosovës, dhe janë liruar pasi nuk kanë pasur prova. Kosovarët nuk ndihen të sigurt kur udhëtojnë nëpër Serbi, pasi Serbia shkel të drejtën ndërkombëtare dhe shkel marrëveshjen për liri të lëvizjes.

Këta kanë shpallur nën kërkim edhe Bill Clintonin, Madeleine Allbright, Javier Solana, Jasques Chirac, Tony Blair, e shumë të tjerë.

Serbia ka instrumentalizuar komunitetin serb në Kosovë, si mjet për qëllimin e tyre. Minierat e Trepçës janë të Kosovës dhe do të menaxhohen nga Kosova. Për më tepër ishte administrata e UN-it që ia kanë dhënë të gjitha përgjegjësitë Agjencisë së Mirëbesimit, e tash është AKP-ja, që është nën kompetenca të Kosovë. Serbia nuk ka as edhe një bazë ligjore për të mbështetur pretendimet për ndërmarrjet që janë në territorin e Kosovës. Qeveria e Kosovës dhe populli i Kosovës do ta kundërshtojë këtë. Kjo lloj sjelljeje cenon normalizimin e marrëdhënieve. Autoritetet serbe nuk kanë asnjë bazë ligjore në fjalët e tyre e as në veprimet e tyre, vetëm kanë tendenca koloniale për Kosovën. Koha ka përfunduar kur për Trepçën vendosej në Beograd. Edhe Gjykata Kushtetutese ka vendosur njëjtë, pasi deputetët serbë e dërguan këtë çështje në këtë gjykatë, e cila ka thënë se nuk është ligj i përkufizuar për komunitete, por për të gjithë shoqërinë. Ne shpresojmë se përfaqësuesit serbë në Kosovë të marrin vendimet e tyre, pa marrë instruksione nga Beogradi.
Të nderuar anëtarë të Këshillit të Sigurimit, më lejoni të shfrytëzoj këtë mundësi që të adresojë vështrimet paraliminare.

Të thuash se 200 mijë serbë janë zhvendosur pasluftës nga Kosova, nuk qëndron fare sepse do t’i binte që nuk ka fare serbë në Kosovë. 194 mijë serbë kanë jetuar në Kosovë më parë. Ne nuk kemi numër të saktë tash të serbëve në Kosovë, sepse Serbia nuk i ka lënë që të regjistrohen gjatë regjistrimit vite më parë, bile ai që është regjistruar është konsideruar tradhtar./kohanet