“City ka para për ta blerë Ronaldon dhe Messin”

Fernandinho, mesfushori i Manchester Cityt, ka dhënë një deklaratë bombë. Mesfushori i Brazilit, Fernandinho mendon se Manchester Cityt ka para për të blerë Cristiano Ronaldon dhe Lionel MessinPor, ai nuk beson që yje të këtillë janë në filozofin e klubit anglez, i cili drejtohet nga strategu spanjoll, Pep Guardiola. “A mund të nënshkruajmë me Messin apo Ronaldon? Them që po, por prapëseprapë duhet të merren parasysh prioritetet e klubit sëpari. E kemi fuqinë financiare, të gjithë e dinë këtë, por çështja e prioritetit duhet të konsiderohet”, ka thënë Fernandinho për Goal.“Projekti i Cityt është shumë më tepër sesa të nënshkruaj me një lojtar të madh, që përfundimisht do të kushtojë shumë më tepër”, ka theksuar ai.