Citynews: 10 arsye pse shqiptarët duhet të shkojnë me Gruevskin

Citynews sjell 10 arsye se pse shqiptarët e Maqedonisë duhet të shkojnë me Gruevskin.

Arsyet e mëposhtme janë marrë duke pasur parasysh situatën Trump-Soros apo Erdogan- Gylen, zhvillimet politike SHBA-Rusi dhe ato në rajon, mes Serbisë dhe Kosovës.

Më poshtë, arsyet pse shqiptarët duhet të bashkohen me Gruevskin

  1. Duke pare qe lufta Trump-Soros është globale dhe është e ngjashme me luftën Erdogan-Gylen shqiptaret ne këtë moment nuk mund te dalin kundër administratës se re amerikane sepse republikanet kontrollojnë te gjitha pushtetet ne USA kongres Senat qeveri dhe Zaev është qartësisht SOROS
  2. SHBA dhe Rusia po pergatiten për një marrëveshje për Krimenë Ballkanin dhe Sirinë, shqiptarët nuk mund të dalin kundër Trump dhe USA duke i dhuruar Serbëve dhe Rusëve aleancën me SHBA për të mbrojtur SOROS dhe Zaev
  3. Serbia ka në plan destabilizimin e Kosovës dhe të Bosnjes për ti ndare këto të dyja dhe do ti duhej edhe një Maqedoni e destabilizuar dhe jashtë NATO , kështu që shqiptarëve i duhet stabiliteti qe në këtë moment mund t’ja japin vetëm 2 fituesit e zgjedhjeve VMRO dhe BDI.
  4. Serbia sulmon Gruevskin nëpërmjet Ivica Dacic se do Zaevin në pushtet për arsye se LSDM dhe Serbia kanë qenë gjithnjë aleate strategjikë
  5. ZAEV nuk është shprehur për asnjë pikë të marrëveshjes ndërshqiptare pro pavarësisht se ka marrë 70 mije vota shqiptarësh
  6. ZAEV me blerjen e 70 mije vota shqipatrësh ka hapur siparin asimilimit politik të shqiptarëve njësoj si dhe ish Jugosllavia duke marre 70 mije vota që bejne 8 deputetë dhe duke futur vetëm 2 prej tyre ne listat e deputëtëve. Rrezikohet të përsëritet Mali i Zi dhe Presheva ku partitë shqiptare janë në zhdukje
  7. Shqiptarëve të Maqedonisë i intereson anëtarësimi ne NATO si faktor strategjik në mbështetjen e tyre dhe sot vetëm VMRO mund të gjejë një marrëveshje në Greqinë me ndermjetesimin e administratës së re amerikane më te cilën Gruevski është i lidhur ngushtë me zëvendëspresidentin Pency
  8. Gruevski është vënë në krye të nje lufte rajonale anti-Soros në kordinim me adimistratën e re amerikane dhe një lufte me Gruevskin do e forconte shume atë dhe do izolonte të gjithë shqiptarët e rajonit.
  9. Ballkani, Ukraina dhe Lindja e Mesme janë prioritetet e para të administratës së re amerikane në vitin e parë do ishte e pafalshme nga gjithë shqiptarët ne rajon edhe për ata ne Maqedoni nëse do rreshtoheshim ne krahun e gabuar
  10. Ne luftën e Kosovës VMRO ishte ne krahun e shqiptarëve dhe të NATO, ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe mbeshtetur anëtarësimin e saj në të gjitha iniciativat ndërkombetare do ishte e pafalshme te humbej një aleat strategjik në rajon dhe ti dhurohej Serbisë.