Çka bënte Gruevski derisa Ivanov dorezonte Mandatin

 

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov i ka dorëzuar kreut të LSDM-së Zoran Zaevit mandatin për formimin e qeverisë së re, por nga ana tjetër, duket se kreu i VMRO-së Nikola Gruevski po vazhdon me avazin e vjetër, shruan “Albeu.com”.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski sërish ka kërkuar që së bashku me zgjedhjet lokale të mbahen edhe ato parlamentare, duke shpresuar se partia e tij do të kryesojë në fitore.

“Unë shpresoj se LSDM-ja këtë herë nuk do të ndryshojë ose të heq dorë, sic dinte shpeshsherë të bënte në të kaluarën, kur shihte se po humbnin dhe të prolongojnë, të kërkojnë shkaqe, alibi.

Shpresoj se do të mendojnë edhe njëherë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, që ishte dhe mbetet kërkesë e jona, ku do të qartësosheshin shumë gjëra në skenën politike, që ndodhën pas zgjedhjeve dhe ku do t’u jepeshin mundësi qytetarëve ta shprehin qëndrimin e tyre për atë që kanë bërë LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja në periudhën pas zgjedhjeve”, ka thënë Gruevski