Çka eshte VITI I RI, Prejardhja e saj ?

C’eshte Viti I Ri?

Viti i Ri eshte nje feste pagane. Prejardhja e kesaj feste ne Europe eshte nga Roma e lashte pagane. Ne Perandorine Romake kjo feste kremtohej per nder te hyjnise Jan, (Janus) prej te cilit rrjedh emri i muajit te pare te vitit – janari!
A ka kuptim qe popujt me besim monoteist, sic jemi edhe ne, shqiptaret, te uroje te kremtoje nje feste pagane? A keni menduar ndonjehere rreth kesaj ceshtje?
Nese nuk keni menduar, atehere shtrohet pyetja: Deri kur duhet te pranojme, pa menduar, cdo gje qe te tjeret, si ne sofer, perpara na kane shtruar?!

Prejardhja e Vitit te Ri

Prejardhja e Vitit te Ri e ka burimin ne Babiloni, Azi.
Babilonasit pagane, 4000 vjet para, e festonin nderrimin e viteve ne diten e Pranveres, kur Hena ishte e plote, kur nata e dita jane te barabarta, kur natyra rilinde mbas dimrit te gjate.
Ne Evrope, ne gjithe hemisferen perendimore edhe pertej Atlantikut, kjo feste pagane e ka prejardhjen nga Roma antike pagane, para 2000 vjeteve.Ne vitin 274, Imperatori romak pagan, Aurelian-i, e shpalli 25 dhjetorin:Natalis Solis Invicti (Festa e Diellit te Pamposhtur), qe kremtohej ne gjithe Perandorine Romake. Kjo e ka prejardhjen nga hyu pagan i iranianeve te lashte, i cili quhej Mithra, hyu pagan iranian i drites, qe besohej se kishte lindur me 25 dhjetor! Kjo feste pagane kremtohej nje jave, deri me 1 janar, tani per nder te hyjnise Jan (Janus), hyu dyerve dhe hyrjeve, prej te cilit ka prejardhjen emri i muajit te pare te vitit-Janari, qe eshte dera, hyerja ne Vitin e Ri!Pra, kjo feste e lashte pagane, ne Perandorine Romake, zgjaste nje jave. Nje historian perendimor, J.M. Wheeler, ne librin e tij: “Paganism in the Christian Festivals”, (Paganizmi ne Festat Kristiane) nder te tjera, shkruan:”Te gjithe festonin dhe gezonin, puna dhe tregtia ishin pezulluar teresisht. Shtepite ishin zbukuruar me bredha, pisha, me dafina dhe me bime e peme me blerim te perhershem; midis miqeve shkembeheshin dhurata e vizita. Ishte nje periudhe gezimi dhe dashamiresie dhe populli jepej pas cdo lloj argetimi”.Pse ndodhnin keto? Pse gezoheshin, argetoheshin? Sepse popujt pagane evropiane besonin se kur ditet shkurtoheshin, e dita me e shkurter bie me 21 ose me 22 dhjetor, ata mendonin se Dielli-zoti eshte semure dhe porsa dita fillon te zgjatet ata gezoheshin dhe festonin, duke besuar se Dielli-zoti i tyre po sherohet, po forcohet dhe vera po afrohet!
Ky besim i verber pagan ishte i perhapur nder popujt evropiane, por qe ka prejardhje nga egjyptasit e lashte pagane, te cilet e adhuronin hyun pagan Ra, hyu i agrikultures, por qe vjen nga besim pagan iranian i Mithras, hyu pagan kushtuar Diellit te pamposhtur!Edhe sot e kesaj dite, ne mijevjecarin e trete, ne shume vende te botes, kjo feste kremtohet me madheshti, njerezit argetohen, gezohen, tranohen!Per nder te kesaj feste pagane zbukurohen, dekorohen, shtepite, fshatrat, qytetet me bredha, pisha, me blerim te perhershem, nga njerezit e perkohshem dhe populli, sic dihet, jepet pas cdo lloj argetimi-deri te shfrenimi!
Perse zbukurohen, dekorohen shtepite, fshatrat, qytetet, me bredha, pisha? Sepse popujt pagane, para krishterimit, pemet e gjelberta, sic jane bredhi, pisha, te cilat tere vitin e ruajne blerimin e tyre, ngjyren e tyre, edhe ne dimer, popujt pagane besonin se keto peme kishin dicka hyjnore, dhe adhuroheshin per qendresen e tyre, si dicka e shenjte, prandaj porsa fillonte dimri i dekoronin, i zbukuronin, duke menduar, duke besuar se, meqe ato i qendrojne dimrit te ftohte e te gjate, do t’i ndihmojne edhe atyre te mjereve te qendrojne!A ka kuptim qe popujt me besim monoteist, sic jemi edhe ne , shqiptaret, qofshin te krishtere apo muslimane, te presim, te kremtojme, te gezohemi, te tranohemi per nje feste pagane, sic eshte Viti i Ri?Paganizmin e gjykon Bibla, paganizmin e gjykon Kur’ani, qe jane dy libra Hyjnor, me te lexuara, me te perhapura, me te nderuara, ne rruzullin tokesor.

C’eshte paganizmi?

Paganizmi eshte nje term me prejardhje nga gjuha latine. Rrjedh nga fjala paganus, qe ka kuptimin: banor i fshatit, fshatar, fshatarak.Kete term per here te pare e perdoren te krishteret, ne shekullin e IV-te.Krishterimi ne fillim u perhape neper qytete te Perandorise Romake, kurse neper fshatra perhapja ishte shume e ngadalshme, teper e veshtire. Per kete shkak, krishteret e qyteteve i quanin fshataret me termin: pagane, nje fjale perbuzese, meqe fshataret ende nuk e kishin pranuar Krishterimin.Sot termi pagan ka disa kuptime, por me kryesori eshte: Pagane jane te gjitha ata qe nuk i perkasin besimeve monoteiste, te cilat jane: Hebraizmi, Krishterimi dhe Islami. Termi pagan eshte ne perputhje me termin islam: mushrik, qafir.Sot ne rruzullin tokesor jetojne mbi gjashte miliarde banore, prej tyre rreth 45% jane pagane, te cilet quhen me termin e ri: neopagan.
Ne hemisferen perendimore, Neopaganet dhe Neopaganizmi i tyre rrenjet i kane te Rilindja Europiane, e cila kishte synim dhe qellim kryesor ringjalljen e paganizmit Greko-Romak
Ne kohen moderne, tani post-moderne, termin neopagan (paganet e rinj) e perqafojne haptazi dhe ne heshtje te gjithe ateistet, agnostiket, humanistet, liberalet.Neopaganet modern nuk besojne ne Shpallje Hyjnore, por adhurojne: Nenen Natyre, Token, Qiellin, Diellin, Henen, krijesat, por jo Krijuesin.Neopaganet modern jane ne vazhdimesi me besim, simbole, rite e festa sikur paganet e lashte: greket, rromaket, egjyptasit, sumeret, babilonasit.
Ateistet, agnostiket, humanistet, liberaletqe jane neopagane modern kane ndikim te fuqishem ne hemisferen perendimore, ne vecanti ky ndikim shtrihet edhe permes festave te ndryshme pagane, te cilat jane burim i pashterrshem hutimi, fitimi.
Shqiptaret ne trojet e veta etnike, ne vecanti shqiptaret muslimane, nga padituria, nga lakmia, viteve te fundit, nen ndikimin e tyre kane filluar te kremtojne festat pagane: Diten e te Dashuruarve, (Shen Valentini), Diten e Veres, ne Elbasan dhe ne Tirane, organizue nga Bashkia e Kryeqytetit, Diten e Shen Gjergjit, Naten e Shtrigave, Diten e te Vdekurve dhe ne vecanti festen e Vitit te Ri.

Viti i Ri dhe shqiptaret

Ne te kaluaren shqiptaret nuk e kishin tradite te kremtonin Vitin e Ri. Kjo feste pagane iu «imponua» shqiptareve nga regjimi komunist-ateist, nen ndikimin e me nxitjen e shtypit, radios e televizionit, qe ishin vegla te fuqishme ne duart e tyre te plakura, por te pergjakura.Ish-diktatoret e kuq, per hir te kesaj feste, ngrenin dolli me vere e raki, jepnin intervista, mbanin fjalime, ku i permendnin me theksim «fitoret», «sukseset» ne te gjitha fushat, ne te gjitha frontet, nen flamurin e partise…Hanin e pinin ish-diktatoret e kuq, ngrenin gotat me vene e raki, ndersa populli s’kish as uje, as buke.Ata hanin e pinin, kurse popullit te shkrete – vec shpirti i kishte mbete…!Disa,do te thone: tani, jemi ne Evrope, jemi ne liri, ne demokraci dhe gezojme te drejten te kremtojme Vitin e Ri!Po, sigurisht e gezoni, por nje dite do te vajtoni…! Po, sigurisht, keni te drejte, por e drejta juaj nuk do te thote se po veproni drejt…!Shen Pali, ne letren derguar Efesianeve, nder te tjera, shkruan:

“Perbehem ne Zotin: mos jetoni sikurse jetojne paganet me mendje te errersuar, larg nga jeta e Hyut, per shkak te paditurise qe eshte nder ta per arsye te trashamanise se zemres se tyre. Vetveten e kane bere te pandjeshem, u dhane mbas shfrenise, ne menyre, te shtyre prej lakmise, te bejne cdo poshtersi.”
(Bibla, Efesianeve, 4:17-20)

Ne Kur’an shkruan:

«O besimtare, mos beni asgje para (para se te orientoheni ne udhezimet) Zotit dhe te derguarit te Tij, kini kujdes All-llahun, se me te vertete All-llahu i degjon dhe i di te gjitha».
(Kur’ani, 49:1)

Drejtesi eshte vetem Fjala Hyjnore; nese nuk e perfillim ne jeten e perditshme, atehere, perdite do te kemi deshtime, zhgenjime, shqetesime, …!
Aty ku eshte Fjala e Tij, aty ka Drite, Liri. Aty ku Drita, Liria, mungon, aty erresira sundon

(Autori eshte studiues i religjioneve)