Çka ka bërë vaki me Kallashin, i ka fshirë krejt fotot “Hot” nga Instagrami (Foto)

Valltarja e njohur, Donjeta Kosumi e njohur me emrin artistik, Kallashi është shumë e dashur për publikun, e në veçanti për gjinin mashkullore. Të pasmet e saj janë ‘’arma’’ e saj më e fortë të cilën nuk përton ta përdorë.

Ajo, përpos që vallëzon në klub nate, ka filluar edhe të merret me muzikë. Kallashi tashmë ka të lansuara disa këngë e disa prej tyre i ka sjellur edhe në bashkëpunim me këngëtar të njohur të estrades vendore, shkruan gazeta Kosova Sot Online.

Tutje, theksojmë se Kallashi është shumë aktive edhe në rrjetet sociale ku publikon fotografi e video tejet të ‘’nxehta’’. Por, siç duket Kallashi ka vendosur të bëjë disa ndryshime kështu duke fshirë një përqindje të madhe të fotografive dhe duke lënë vetëm 5, e një ndër to është me reperin e njohur, Noizy.

Arsyeja se çfarë e ka shtyrë valltaren t’i fshijë fotografitë dhe videot ende nuk dihet.

Vallë, a do të thotë kjo që Kallashi do të fillojë një kapitull të ri në jetën e saj?