Çka po ndodhë me Lëvizjen BESA në Çair, kush është kandidati për kryetar komune?

Në shumë portale tashmë po dominon lajmi se kandidati i Lëvizjes BESA në Çair do të ketë stomatologu Bekim Sali. Ky i fundit nuk ka përgënjeshtruar lajmin, por në profilin e tij në facebook ka bërë foto në stilin promovues, informon INA. Edhe sondazhe të ndryshme në disa portale e kanë nxjerrë Salin si kandidat të Lëvizjes BESA.

Por zyrtarisht në këtë parti thonë se ende është çështje e debatit të brendshëm konstruktiv zgjedhja e kandidatëve në disa komuna, përfshirë edhe komunën e Çairit.

“Lajm plotësisht i pasaktë i postuar sot me burim medial.mk të cilin te po i njëjti portal e demantova. Dikush don ti paraprijë lojës së mundshme me informata fallso.”, ka theksuar Kastriot Rexhepi, anëtar i kryesisë së kësaj partie, i cili po ashtu është në kombinatorikat për të qenë kandidat për të parin e Çairit. Deri në fund të javës në këtë parti do të bëhen publike të gjithë emrat e kandidatëve që do të garojnë për zgjedhjet lokale. (INA)