Çka tha Ali Ahmeti per duelin me Thaçin

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, mbrëmë ishte i ftuar në emisionin “Rruga drejt” në televizionin Alsat M, përveç platformës parazgjedhore të kësaj partie, ai ka folur edhe për duelin televiziv mes tij dhe kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

I pyetur nga gazetarja Arta Tahiri, pse Ahmeti refuzon duelin debativ me Menduh Thaçin, është përgjigjur shkurt.

‘Unë nuk kam refuzuar duelin me Menduh Thaçin, por nuk mendoj se do të jetë diçka e dobishme që mund të përfitojnë shqiptarët…dhe nuk ka ndonjë dobi prej këtij debati’, ka shtuar Ahmeti ndër të tjera.

Pjesën e deklaratës mund ta ndiqni prej minutës 04:02-05:10. /Telegrafi/