Clinton apo Trump? Ja kandidati që mbështesin të famshmit shqiptarë

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke u zhvilluar zgjedhjet presidenciale ku kandidojnë Hilary Clinton dhe Donald Trump.

Këto zgjedhje kanë ndjeshmërinë e tyre edhe në vendin tonë, ku personazhe të njohur shqiptar preferojnë një kandidat të caktuar dhe një fakt të tillë e shprehin përmes postimeve në rrjete sociale, shkruan Gazeta Express.

Moderatori Ardit Gjebrea dhe moderatorja Amarda Toska. Ndërkohë këngëtarja Greta Koçi, e cila gjithashtu është marrë edhe me politikë dhe shpreh mbështetjen e saj për Clinton duke thënë: “Si femër dhe person që e njeh politikën edhe nga brenda sistemit, shpresoj që zgjedhjet në SHBA t’i fitojë Hilary Klinton.

Jo vetëm sepse ka dhënë shumë për stabilitetin politik në botë, në funksionin që ka mbajtur, jo vetëm sepse ka demostruar se është e aftë ta mbajë me sukses barrën presidenciale në Amerikë, por edhe sepse si një nga liderët më të fuqishme në botë, do mund t’i japë politikës globale një dimension më human njerëzor.

Askush më shumë se sa një femër, një bashkëshorte, një nënë, në këtë botën tonë të mbushur me 1001 probleme, nuk mund ta kryejë më mirë këtë mision!”- përfundon postimin Koçi në Instagram.