Clinton fiton duelin e parë televiziv kundër Donald Trump

Clinton fiton duelin e parë televiziv kundër Donald Trump

Hillary Clinton fiton duelin e parë televiziv kundër Donald Trump. E bëjnë të ditur mediat kryesore amerikane, por kjo fitore është vetëm çështje pikësh pasi gjatë debatit 90 minutash, asnjë prej kandidatëve nuk ka qenë në epërsi ndaj tjetrit

Dy pretendentët për Shtëpinë e Bardhë debatuan për ekonominë, sigurinë, politikën e jashtme dhe cështjen e racizmit, duke konfirmuar dhe dy këndvështrimet e kundërta për të ardhmen e Amerikës. Të dy evituan të ngrinin tonin, dhe e madhe ishte frika se mos bënin gabim.

Deri në momentin final janë dhe dy debate të tjera ai i 9 dhe 19 tetorit. Nga një sondazh i bërë nga CNN, 62 % e të intervistuarve tregua se Hillary fitoi këtë debat.

Fitoren e sondazhit Clintonit ia dha njohja e mirë në politikën e jashtme. Ndërsa tek Trump tërhoqi vëmendjen vetëkontrolli, përpara telekamerave të debatit të ndjekur nga 100 milionë spektatorë