Clinton “shkatërron” fushatën e Donald Trump: Nuk ke paguar punonjësit!

Hillary Clinton ka lëshuar një sulm të ashpër mbi një nga argumentet kryesore të fushatës së Donald Trump në një shkëmbim të nxehtë në debatin e parë presidencial të SHBA-së, sulm ky që padyshim i ka siguruar një pjesë të mirë të fitores në sondazhet post-debatit.

Clinton i dha një goditje të fortë pretendimeve të shumta të Trump  se ai do të jetë një president i mirë për shkak të suksesit në biznes që do ti mundësonte ta drejtonte vendin si një korporatë e vetme.

Clinton akuzoi Trump se nuk i kishte trajtuar si duhet punonjësit e tij të resortit të golfit dhe se kishte dështuar  t’i paguante ata për shërbimet e tyre.

“Në qoftë se argumenti juaj kryesor për të qenë president i Shteteve të Bashkuara është suksesi juaj në biznes,  atëherë unë mendoj se ne duhet të flasim.

“E dini, menaxheri juaj fushatës tha se keni ndërtuar një shumë të madhe të bizneseve mbi kurrizin e bizneseve të vegjël. Dhe në të vërtetë, unë kam takuar shumë njerëz të cilët ishin goditur nga ju dhe biznesin tuaja, Donald”, tha kandidatja demokrate

“Ne kemi një arkitekt në audiencë që ka projektuar një nga resortet tuaja të golfi….një strukturë e bukur e cila u vu në përdorim menjëherë. Por ju nuk i keni paguar shumën që i kishin thënë se do ti paguanit….gjë për të cilën ai po ju akuzon. ”