“Çmenden” mediet serbe: UÇK vrau ambasadorin rus Curkin (FOTO LAJM)

Gazetat serbe kanë shkruar sot se ambasadori i Rusisë në OKB, Vitalji Curkin, është vrarë nga nga ana e njerëzve që vijnë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Spekulimi i radhës që vjen nga e përdtishmja serbe, “Informer”, e cila pas spekulimeve të trenit dhe murit, është ai për vdekjen e papritur të ambasadorit rus në OKB, Vitalji Curkin.

Sipas kësaj gazete, vrasja e Curkin ka ndodhur në shenjë hakmarrje për formimin e Gjykatës Speciale, ku pritet të gjykohen disa nga ish krerët e UÇK’së.