‘Çmendet’ maturanti nga Shkupi/ Hedh mijëra dollarë në mbrëmjen e maturës (Video)

 

Jemi mësuar tashmë që shqiptarët ta mbushin pistën e vallëzimit me para duke hedhur shifra të çmendura, por në redaksinë tonë kësaj rradhe na është dërguar një video ku në mbrëmjen e maturës një i ri nga Shkupi, siç duket goxha i ”pasur” ka hedhur shifra të çmendura parash ku sipas asaj që ai na shkruan ka ‘gjuajtur’ 4000 dollarë.

Nuk janë të pakta rastet ku shqiptarët në Maqedoni veprojnë në të tilla forma gëzimi, por ta përdorësh në mbrëmje mature nuk e kishim parë ndonjëherë. Madje siç duket dhe nga video paratë hidhen në pistë dhe jo ndaj një personi apo grupi të caktuar, dhe ajo që na ngelet të pyesim është: Kush i mori paratë?

Maturanti tregon se mbrëmja e matures u realizua në Shkup nga maturantët e gjimnazit ‘Cvetan Dimov’./shqiperiaime.al