“Çmendet” shqiptari dhe niset për në zemër të uraganit “Irma”, arsyeja do t’ju habisë (FOTO)

Qyteti i Majemit në Florida është evakuuar pothuajse plotësisht, pasi autoritetet atje kanë urdhëruar qytetarët të ikin nga shtëpitë e tyre sepse në fundjavë pritet që uragani Irma të mbërrijë në Florida.

Por pavarësisht që të gjithë ikin nga atje, kjo nuk e ka penguar shqiptarin Visar Demi të shkojë në Majemi. Ai ka një arsye të fortë, sepse atje ndodhet familja e tij, dhe ai ka menduar të jetë me ta në fundjavë kur do të godasë uragani.

“Prindërit dhe motra ime jetojnë në Majami. Nuk u mendova dy herë për t’u kthyer këtu. Madje do doja të kisha ardhur më herët-thotë ai. Së pari babai im është 75 vjeç dhe sëmundja që ka nuk e lejon të udhëtojë. Por gjërat varen edhe nga kultura. Ne jemi shqiptarë dhe e kemi të vështirë ta braktisim familjen”, shton Demi

Ai ka parë edhe herëve të tjera uragan, dhe mundohet t’u shpjegojë familjarëve të tij atë që do të ndodhë, që Irma të mos i zë në befasi.

“U thashë prindërve që do ketë zhurma të forta për orë të tëra. Përplasje në mure dhe ndoshta objekte që i merr era. Ndërkohë që ne flasim, nëna dhe motra ime po gatuajnë. Ato kanë gatuar aq shumë sa mund të kalojmë të gjithë javën. Nuk kemi gjenerator por kemi gaz”, tregon ai për gazetaren Sabrina Arena Ferrisi nga ncregister.com.