Çmendet tifozi, vë bast 100 mijë euro për ndeshjen Juve – Inter (Foto)

Tifozi italian vë bast 100 mijë euro për fitoren e Juventusit me rezultat final 3:1

Një bastvënës ka rrezikuar shumë gjatë ditës së sotme. Sipas asaj që raporton “Tuttosullenotizie”, një tifozë në Itali ka vënë bast 100 mijë euro për rezultatin final 3:1 në sfidën mes Juventusit e Interit, përcjell Gazeta Express.

Nëse në të vërtetë Juventusi fiton me këtë rezultat, për të cilën skuadër edhe e ka vënë bastin tifozi italian, ai do të fitojë dy milionë euro.