Çmenduri greke, shpallet non-grata 17-vjeçari që bëri shqiponjën

Autoritetet greke kanë shpallur non-grata një shqiptar 17-vjeçar i cili postoi në rrjetet sociale një foto të tijën duke bërë shqiponjën pranë flamurit grek.

17-vjeçari e bëri gjestin në Gajo Pakson, qytet-port në Greqi. Mediat greke shkruajnë se autoritetet e kanë konsideruar rastin si përdhosje të simboleve kombëtare dhe shfaqje irredentiste nacionaliste gjestin e shqiptarit.

Lajmin e bën të ditur “Zougla”, ndërkohë që çmenduria greke vazhdon edhe me ushtarët shqiptarë të cilët bënë shqiponjën dhe që mbahen në burg./Panorama