CNN rendit Shqipërinë ndër 17 vendet më të mira për t’u vizituar në botë në 2017

CNN ka publikuar 17 vendet më të bukura që ja vlen të vizitohen në vitin 2017, ku në mes tyrë është edhe Shqipëria, një vend i vogël mesdhetar i mbajtur sekret Evropës për dy dekada nga regjimi komunist.

Plot diell, i lirë, me plazhe të virgjëra, Shqipëria ka punuar shumë për të dalë në dritë pas viteve ’90″. Me gati të të njëjtën traditë në ushqim si Greqia, CNN thekson gjithashtu se Shqipëria i ka cmimet më të lira krahasuar me shtetin helen.

“Në periferi të kryeqytetit të Tiranës, Bunk’Art ka transformuar kompleksin nëntokësor Hoxhës në një qendër kulturore, shkruan CNN

Disa dhoma tregojnë historinë e diktatorit shqiptar nëpërmjet objekteve të ndryshme. Në zemër të kompleksit është një auditor i madh nëntokësor, i fshehur, i projektuar për qeverinë e Hoxhës, por tani është kthyer në një sallë ku zhvillohen koncerte te të xhazit. Pjesë të reja të kompleksit masiv janë të vendosur për të rihapur për publikun në vitin 2017″./Shqiperiaime.al