Conte shpallet trajner i vitit në Angli

 

Trajneri italian ka udhëhequr Chelsean drejt titullit të kampionit.

Në vitin e tij të parë në Premier Ligë, Antonio Conte ka mahnitur duke e udhëhequr Chelsean drejt titullit të kampionit.

Pas kësaj arritjeje Asociacioni i Trajnerëve në Angli, e ka votuar italianin si trajnerin e vitit.

Chelsea i Contes ka dominuar që nga fillimi i sezonit dhe pothuajse asnjëherë nuk u vu në dyshim çështja e kampionit. Blutë kanë realizuar 30 fitore, 5 humbje dhe 3 barazime në 38 ndeshje të luajtura.