Coutinho te Barcelona, pagën sa Pique e Iniesta (Foto)

Drejtori sportiv i Barcelonës, Robert Fernandez, e ka vënë në krye të listës yllin e Liverpoolit, Philippe Coutinho.

Sipas asaj që shkruan Sport, Robert e ka përcjellë Coutinhon në disa ndeshje dhe përparësia e brazilianit është se ai mund të luajë në disa pozicione, përcjell portali Antpress.mk.

Coutinho ka nënshkruar kontratë të re deri në vitin 2022 me Liverpoolin dhe paguhet 5 milionë euro në vit.

Nëse Coutinho vjen te Barca, do të ketë pagë të njëjtë me yjet e skuadrës si Andres Iniesta dhe Gerard Pique.

Në ditët në vijim pritet të ketë bisedime mes palëve./portali Antpress.mk/