Cozman me dy femra pas ndarjes nga Tuna (Foto)

Reperi i njohur, Cozman duket ta ketë kaluar lehtë ndarjen me Tunën.

Tanimë ai po shihet në shoqërinë e kolegeve jo rrallë herë. Janë Eva Ndoja dhe Fibi ato që së fundi duket të kenë kaluar kohë të mirë pranë Cozman, shkruan Indeksonline.

“Në një kompani të mirë”, ka shkruar Fibi përbri fotos.

Derisa Cozman kalon kohën me femra të ndryshme, është Tuna ajo e cila ka vazhduar para e cila është edhe në pritje për tu bërë nënë.