Çudi shqiptare: Çokokremi përbëhet me…vaj përdhunimi

Të gjithë prindërit e dinë sa i dashur është çokokremi për fëmijët e tyre. Por që ky produkt mund të kishte një përbërës të veçantë, nuk do ia kishte marrë mendja askujt. Dihet që në çdo ambalazhim, është i detyrueshëm…
Të gjithë prindërit e dinë sa i dashur është çokokremi për fëmijët e tyre. Por që ky produkt mund të kishte një përbërës të veçantë, nuk do ia kishte marrë mendja askujt.

Dihet që në çdo ambalazhim, është i detyrueshëm të bashkëngjitet një etiketë me përshkrimin në gjuhën shqipe , por nuk do ta besoni çfarë shkruhet në këtë kavanoz çokokremi.

Ndër shumë përbërës që përmban një çokokrem, dritare.net sjell këtë etiketë, ku është shkruar fraza “vaj përdhunimi”.

Përkthyesi, nëse mund të quhet i tillë, duket se tekstin e ka futur për përkthim në google translate dhe ky përkthim pa u kontrolluar, është stampuar tek kavanozi i një çokokremi për fëmijë.

Bëhet fjalë pikërisht për përkthimin e frazës “rape oil”. Kuptimi i parë i fjalës “rape” është vërtetë përdhunim, por në këtë rast, “rape oil” është një vaj bimor, që buron nga bima “brassica napus”.

Ky është një vaj, veçanërisht i pasur me acide yndyrore dhe studimet e shumta tregojnë se ky vaj i përçon stimulime sistemit imunitar, për ta forcuar atë.

Pra nuk bëhet fjalë për një “vaj përdhunimi”, por thjesht për një vaj bimor të caktuar.

Lind pyetja, a mban kush përgjegjësi për skandale të tilla, që nuk janë thjesht gjuhësore?/dritare.net/

cokokremi-3_1480759760-5169115