Çudi turke, han shuplak në mes të dasmës

Këtij çifti vështirë se do t’i lindë më dëshira për të shijuar më tortë.

Burrë e grua, nuk kishin as çerek ore që ishin në shoqërinë e njëri-tjetrit në ceremoninë martesore, por e katandisën si mos më keq.

Momentin më të bukur në të gjithë dasmën, prerjen e tortës, e kthyen në një makth për dasmorët.

Dhëndri u ofrua i pari ti jepte nuses së tij një copë nga torta, ndërsa në sfond luhej një këngë romantike në gjuhën turke.

Por kur radha i erdhi kësaj të fundit, ajo nxori anën femërore.Copën e tortës ja ofroi katër herë deri tek goja dhëndrit, por nuk ja dha.

Dhe dhëndrit me sa duket iu sos durimi, aq sa për një moment harroi dhe ku ishte dhe e goditi nusen në dorë, duke ia plasur përtokë tortën sëbashku me pirunin.