Çuditë shqiptare, babë e bir në lista për deputetë (FOTO)

Mësohet se Muslia i cili ka vendosur të regjistrojë partinë e tij në zgjedhjet e 18 qershorit, duke paraqitur edhe kandidatët për të gjitha zonat elektorale. Nga një vështrim e listës së PKD-së, është konstatuar një fenomen që rrallë ndodh në politikë që përveç emrin të tij, Dhimitër Muslia ka regjistruar edhe të birin si kandidat për deputet në zgjedhje.

Por a është ky një veprim në mungesë të gjetjes së një kandidati apo një dëshirë e kreut të PKD-së që edhe djali i tij të ndjekë rrugën e babait kjo është e paqartë.

Por fakt është se Dhimitër Muslia kryeson listën e PKD-së në Qarkun e Shkodrës, ndërsa djalin e tij, Mikel Muslia e ka renditur të 10-in në listën e kësaj partie në Qarkun e Tiranës. Partia e ish-deputetit Frroku është në aleancë me PS-në.