Dadoja mizore djeg me hekur të nxehtë djalin 2 vjeçar

Një dado mizore u arrestua nga policia pas publikimit të një video të tmerrshme ku ajo shihet duke djegur me hekur të nxehtë një djalë dyvjeçar me synimin për të disiplinuar atë.
Nosipho Nxumalo, 21-vjeçe është vënë nën akuzë për rrezikimin e mirëqenies së një fëmije të enjten e shkuar, pasi punëdhënësi i saj lajmëroi policinë në Nassau County, pasi ka vënë re shenjat e djegies në trupin e djalit.
Nëna e fëmijës nga Nju Jorku vuri re në kamera teksa shërbyesja djeg djalin e saj me një shufër të nxehtë.