Dalin detaje të reja për vrasjen e nipit nga xhaxhai në Gjilan

 

Detaje të reja kanë publikuar nga mediat për vrasjen e të riut nga xhaxhai i tij në Gjilan.
Dëshmitarët okular nga vendi i ngjarjes kanë bërë të ditur për Koha.net se pasi ka kryer aktin dorasi ka tentuar të vetëvritet. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet relevante policore.

Nuk dihet akoma motivi I vrasjes.

Ndërkohë, lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Po, një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur”, ka thënë Hashani.

Ai ka thënë se ende nuk dihen motivet e këtij rasti.

Ndërkohë, mediat kanë shkruar se bëhet fjalë për një konflikt ndërmjet një axhe dhe nipit të tij.

Klan Kosova merr vesh se që të dy ishin pronarë të këmbimoreve derisa për shkak të disa mosmarrëveshjeve, axha ka shtënë për vdekje në drejtim të djalit të vëllait.

Mësohet se viktima është 30 vjeçar, derisa bëhet e ditur se pas të shtënave, dorasi ”axha i viktimës” ka plagosur veten ku për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar për trajtim në QKUK

Ndërkohë është publikuar edhe një video nga vendi ku ka ndodhur incidenti