Dalin pamjet e para, ja si u vra nga dy femra vëllai i Kim Jong-un (Video)

Koreja e Jugut thotë se është e sigurt se vëllai i liderit të Koresë së Veriut është, Kim Jong-un, është vrarë në Malajzi, pas vitesh perpjekjesh.
Kim Jong-nam vdiq pas një sulmi me helm nga dy femra në aeroportin e kryeqytetit Kuala Lumpur, të hënën.

Asnjë motiv është konfirmuar dhe nuk janë identifikuar sulmueset, shkruan “BBC”, por megjithate mediat britanike kane publikuar videon e pare nga sulmi i bujshem.

Videoja tregon dy femra aziatike, që besohet të jenë spiune të Koresë së Veriut tek helmuar 46-vjeçarin me një leckë të helmuar ose dicka te ngjashme.

5 orë më parëKoreja e Jugut konfirmon vdekjen e gjysmë -vëllait të Kim Jong-Un

Presidenti i Koresë së Jugut, Hwang Kyo-ahn, tha se nëse Koreja e Veriut është përgjegjësia, ateherë po tregon “brutalitetin dhe natyrën çnjerëzore” të saj.

Kjo është vdekja profilit më të lartë në Korenë e Veriut, pasi xhaxhai i Kim Jong-un, i Chang Song-thaek, u ekzekutua në vitin 2013.