Dalin pamjet e para të Galaxy S8 (Foto)

Kemi dëgjuar thashetheme të ndryshme mbi Galaxy S8 deri tani dhe sot është publikuar një foto e re që thuhet se shfaq mu këtë pajisje.

Fotoja të cilën mund ta shihni është postuar në Weibo por fatkeqësisht, pa detaje tjera të zbuluara.

Ajo çfarë dijmë nga spekulimet e shumta është se Galaxy S8 do të jetë ndër telefonat e parë që do të përdor procesorin Snapdragon 835 dhe do të vijë me RAM memorie të kapacitetit prej 6GB.

Samsung pritet të shfaq Galaxy S8 dikur gjatë muajit mars. Pajisja pritet të dalë në shitje gjatë muajit prill.