Damiano do të futet sërish në BB

 

Damiano ka qënë padyshim një nga banorët më të përfolur të këtij edicioni të ‘BB9’. Fillimisht ai u penalizua nga braktisja e lojës nga ish-partnerja Donjeta, me të cilën e çiftoi publiku, duke bërë që të qëndronte në izolim për disa ditë derisa publiku vendosi nëpërmjet votave që ai të rikthehej në lojë.

Ai u rikthye, për të vazhduar lojën në çft me një tjetër konkurente, Armelën. Por, thyerja e disa rregullave dhe një video që ai kishte bërë me miqtë, bëri që Damiano të skualifikohej nga loja, e si pasojë edhe Armela duke humbur kështu rastin për të fituar çmimin e madh.

Por, pas dy daljeve nga shtëpia e famshme, Damiano ka sërish dëshirë të futet aty. “Kërkoj të rifutem vetëm 24 orë. Do bëj lojë sa për 3 muaj. Pastaj do dal vet”, ka shkruajtur ai në profilin personal në Instagram.

Ta marrë parasysh vallë këtë dëshirë Vëllai i Madh?