Daniell Serwer: Kujdes nga islami politik i Erdoganit

“A mund të imagjinohet Kosova të mbetet imune në atë që po ndodh në pjesën tjetër të botës, unë do të thosha se ju jeni një vend i vogël. Erdogani ka krijuar probleme të mëdha për veten e tij dhe në këtë pikë unë nuk e di nëse ai domosdoshmërisht do të mbetet një faktor i rëndësishëm në Kosovë”, ka thënë analisti amerikan, Daniell Serwer.

Kosova nuk mund të mbetet imune ndaj ndikimeve globale e aq më tepër që në Ballkan është bërë një arenë interesash, në të cilën tashmë përpos Turqisë është përfshirë edhe Rusia. Analisti amerikan, Daniell Serwer, në një intervistë për “Zërin” paralajmëroi se gjithmonë do të ketë forca më të mëdha sesa Kosova që përpiqen të shtrijnë influencë për agjenda të tyre.“A mund të imagjinohet Kosova të mbetet imune në atë që po ndodh në pjesën tjetër të botës, unë do të thosha se ju jeni një vend i vogël. Erdogani ka krijuar probleme të mëdha për veten e tij dhe në këtë pikë unë nuk e di se nëse ai domosdoshmërisht do të mbetet një faktor i rëndësishëm në Kosovë”, ka thënë Serwer. Ai ka të njëjtin mendim në lidhje me Putinin që ka krijuar probleme të mëdha për veten e tij dhe tani ai në mënyrë të qartë është duke ndërhyrë në Ballkan në një mënyrë absolutisht të papranueshme. “Ju duhet të mësoni sesi ta mbroni veten nga këta njerëz, pasi gjithmonë do të ketë forca më të mëdha sesa Kosova që përpiqen të rrëmbejnë vendin tuaj dhe që përpiqen të rrëmbejnë popullin tuaj, prandaj ju duhet të mësoni sesi ta mbroni veten tuaj”, ka thënë në pjesën e dytë të intervistës për “Zërin” Serwer. Ai thotë se nuk janë problem njerëzit që shkojnë në xhami dhe nuk mund të fajësohen për këtë, por, sipas tij, problem është islami politik. .