Danimarka zotëron tufën e parë të ujqërve në 200 vjet

Shkencëtarët në Danimarkë thonë se vendi ka tashmë tufën e parë të ujqërve pas më shumë se 200 vjetësh. Prej më shumë se dy shekujsh nuk ishin parë ujqër ne Danimarkë deri pesë vjet më parë kur u dallua një ekzemplar në Jutland. Provat e fundit të ADN-së së gjurmëve dhe feçeve tregojnë se popullsia e ujqërve është shtuar në krahinën perëndimore të Jutland, teksa kamerat kanë pikasur një çift ujqërish që besohet se kanë ardhur nga Gjermania.

Peter Sunde, i Universitetit të Aarhus tha se së shpejti çifti pritet të bëhet me këlyshë.

“Presim që këtë vit ose tjetrin ata do të kenë këlyshë, por fakti që çifti është parë bashkë do të thotë nuk kanë të vegjël, përndryshe mashkulli do të ishte duke gjuajtur vetëm,” tha ai.

Ekspertët thonë se mund të ketë rreth 40 ujq në Danimarkë por ata nuk tregojnë vendodhjen  e mundshme pasi kurioziteti i njerëzve do t’i largojë. Rikthimi i ujqërve në vend mund të jetë një shqetësim për fermerët dhe mbajtësit e kafshëve.