Dashnorja e dhëndrit shfaqet në dasmë e veshur si nuse [video]

Kjo nuse nuk do ta harrojë asnjëherë ditën e saj të dasmës, pasi pati një surprizë aspak të këndshme gjatë ceremonisë.

Në momentin që çifti do të vendoste unazat, në sallë hyri një grua e veshur njësoj si nusja.

Ajo ishte e dashura sekrete e dhëndrit dhe të gjithë e shohin me habi. Sipas “The Mirror”, transmeton Shekulli, gruaja e veshur me vello, por që nuk ishte nusja, ka thënë se dhëndri ishte një feminist.
Të pranishmit u munduan që ta largonin nga aty, por ajo ka vazhduar konfrontimin duke thënë se ajo duhej të martohej. Ndërkohë nusja dhe dhëndri qëndrojnë në heshtje.
Besohet se incidenti ka ndodhur në Ghana, por nuk dihet nëse nusja e vërtetë pranoi të martohet apo jo.