“Dashuri dhe kokainë”…. policia arreston çiftin e famshëm shqiptar të trafikantëve

Kishin një lidhje të fortë jo vetëm intime, por edhe kur çështja kishte të bënte me punët e drogës.Shqiptari 35 vjeçar dhe e dashura e tij 23 vjeçare kishin një kohë të gjatë që merreshin me trafikun e drogës në qytetin e Vareses në Itali.Çifti ishte kthyer në një pikë të rëndësishme, pasi aktiviteti i tyre përfshinte një rrjet të madh blerësish.

Madje sipas hetimeve të policisë, e dashura e shqiptarit kishte një rol kyç në trafikun e kokainës dhe hashashit, pasi ishte ajo që bënte lidhjet dhe kontaktonte me klientët/Policia i ka arrestuar pas disa kohësh hetime. Në pranga kanë rënë 35 vjeçari me inicialet X.A dhe vajza 23 vjeçare me inicialet M.G. Policia gjithashtu sekuestroi 332 gr kokainë, 144 gr hashash, 12 mijë euro cash si dhe mjete të tjera për përpunimin e drogës.