Dashuria më e mirë e të gjitha kohërave

Një letër që Johnny Cash i shkruajti June Carter në 1994 është votuar si një ndër letrat me të mira të dashurisë në të gjithë kohërat. Ata u martuan në 1968 derisa June vdiq në 2003. Johnny vdiq 4 muaj më vonë.

23 Qershor 1994

Gëzuar ditëlindjen princeshë,

Ne jemi plakur së bashku dhe jemi mësuar me njëri-tjetrin. Ne mendojmë njësoj. Ne lexojmë mendjen e njëri-tjetrit. Ne e dimë se çfarë ka në mendjen e tjetrit pa pyetur. Ndonjëherë ne e mërzisim pak njëri-tjetrin. Ndonjëherë i marrim gjërat seriozisht.

Por një herë në disa herë, unë pëlqej të rri, të meditoj dhe të kuptoj se jam me fat që jetoj me gruan më të mrekullueshme që kam takuar ndonjëherë. Ti më magjeps dhe më frymëzon. Ti ndikon për mirë tek unë. Ti je objekt i dëshirës time. Ti je arsyeja e vërtetë e ekzistencës time. Të dua shumë. Gëzuar ditëlindjen princeshë.

John.