Dasma ekstravagante rome “pushton” internetin

Një 19 vjeçare nga Sllovakia ka lidhur kurorë me një 20 vjeçar përmes një dasme ekstravagante që zgjati katër ditë.

Nusja, e identifikuar si Evka, kishte veshur një fustan 175 mijë paund, ndërkohë që kostoja e festimeve ishte modeste: 35 mijë Euro.

Video e Evka dhe Lukas është bërë virale në vendet e Europës Lindore dhe Rusi.

Në “Dasmën e madhe e të shëndoshë rome”, nuses iu hodh ar dhe para.

Sipas raportimeve, “momenti më i ëmbël i dasmës” ishte kur Evka dhe Lucas të ulur në divan, numëronin paratë si të ishte çështje biznesi.

Slovakian gypsy wedding