Dasma miliardere! Paratë hidhen me “pistoletë”

Një video po bën xhiron në internet ku tregon shuma të mëdha parash teksa hidhen në një dasmë në Nigeri.

Pamjet tregojnë se të ftuarit janë duke shkelur mbi sasi të madhe kartëmonedhash, të cilat hidhen pa pushim me “pistoletë”.

Paratë thuhet se janë hedhur nga manjati i naftës dhe miliarderi Ayiri Emami.

Në video dallohet biznesmeni që “qëllon” i pari dhe më pas ia jep “armën” e florinjtë djalit të tij që të vijojë të njëjtin ritual.