Dasmat në Çeçeni janë një torturë e tmerrshme (FOTO)


Dasmat në Çeçeni janë një torturë e tmerrshme (FOTO)

Dasma konsiderohet si dita më e bukur e jetës për protagonistët e saj, mirëpo ndryshe ndodh në Çeçeni. Dasmat tradicionale çeçene kthehen në një torturë të vërtetë për nusen.

Fillimisht, asaj i duhet të rrijë në një dhomë ose vend special të përgatitur vetëm për të. Për tre ditë, ajo qëndron larg të afërmve të saj. Një gjë e tillë konsiderohet si vlerësim dhe respekt për familjen e dhëndrit.

Gjatë ceremonisë, nusja nuk kërcen, madje ajo është e detyruar të qëndrojë gjithë kohën në këmbë, në mes të dasmorëve. Gjatë ditës, atë e prezantojnë me të afërmit e dhëndrit, ndërkohë që i vetmi moment çlodhës, është kur merr lejen e prindërve të bashkëshortit. Nusja nuk mund të flasë apo të kërkojë diçka për të ngrënë e për të pirë, pasi fjalët konsiderohen si shenjë mendjemadhësie dhe injorance. Në fund të dasmës, ajo pyetet nga dasmorët nëse ndjen uri apo etje.

Tradita gjithashtu kërkon që të gjitha shpenzimet e dasmës të mbulohen nga partneri mashkull, si shenjë e burrërisë së tij.

Në Çeçeni vajzat martohen zakonisht në moshën 17-18 vjeç, ndërsa djemtë, në moshën 20-vjeçare. Menjëherë pas dasmës, ata synojnë të sjellin në jetë fëmijën e parë.