Daut Haradinaj kërkon qe FSK të ketë kompetenca të ushtrisë (Video)

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, Daut Haradinaj, ka bërë të ditur se kanë nisur proceduarat e një debati publik dhe ka mbledhë nënshkrimet e nevojshme për debat parlamentar për mundësin e formimit të Ushtrisë së Kosovës apo ndryshimit të ligjit i cili i jepë kompetenca ushtarake FSK-së.

Një gjë e tillë është mbështetur edhe nga disa anëtar të komisionit për Siguri. Por, këtë ide nuk po e përkrahin përfaqësuesit e Qeverisë të cilët thonë se FSK duhet të shndërrohet në Forca të Armatosura të Kosovës duke respektuar edhe vullnetin e përfaqësuesve të Listës Serbe, të cilët deri më tani janë kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës.