De Biasi “kërcënon” Italinë për vendin e dytë

Gianni De Biasi paralajmëron Italinë pas ndeshje të raundit të tretë në Grupit G të eliminatoreve të Botërorit “Rusi 2018”.

I kontaktuar nga mediat përtej Adriatikut, 60-vjecari bëri një parashikim për renditjen përfundimtare të këtij grupi, por nuk heq dorë nga vendi i dytë, edhe pse e pranon se “të kaltrit” janë favoritë për këtë pozicion.

“Pas tri ndeshjeve skuadra që më ka ba bërë më shumë përshtypje është Spanja, – deklaroi fillimisht De Biasi. – Është një skuadër shumë e fortë dhe jo rastësisht e dominoi për 65 minuta Italinë. Klasifikimi im është ky: Spanja e para, Italia e dyta, ndërsa Shqipëria dhe Izraeli janë në të njëjtin nivel për vendin e tretë. Por po të isha në kombëtaren italiane do të bëjë gjithcka që në ndeshjen e fundit me Shqipërinë ta kisha siguruar vendin e dytë”, – theksoi trajneri i kuqezinjve.

Një kërcënim i drejpërdrejtë për përfaqësuesen e vendit të tij, madje De Biasi shton se nëse do ta kishte humbur besimin për vendin e dytë, do ta kishte dhënë menjëherë dorëheqjen.

“Po të isha në kombëtaren italiane do të shqetësohesha, sepse ne në fushën tonë do të japim gjithcka. E dimë shumë mirë se mund të parakalojmë vetëm Italinë, skuadër që sigurisht ka dicka më shume se ne. Nëse nuk tentojmë për vendin e dytë, më mirë të largohem tani”./SuperSport